Njerëzit menjëherë pas heqjes së kufizime të rrepta kanë vendosur që të vizitojnë plazhet, por qasja mund të jetë e kufizuar dhe zyrtarët e shëndetit publik ende kërkojnë kujdes, përfshirë distancën fizike të vazhdueshme.

Ndërsa rregullat ndryshojnë në të gjithë botën, në plazhet e Los Angelos, si Santa Monica dhe Malibu e gjeni të shkruar:

Kontrolloni kufizimet lokale para se të shkoni në plazh
Përdorimi i plazhit është i kufizuar për aktivitete të tilla, si noti, surfing ose çiklizmi.
Shitësit nuk lejohen, kështu që sillni gjithçka që ju nevojitet.
Si brenda dhe jashtë ujit, qëndroni të paktën 1.8 metra larg nga të tjerët që nuk janë anëtarë të familjes tuaj.
Asnjë tubim.
Vendosni maska nëse jashtë ujit ka shumë njerëz.
Kalimi i kohës jashtë është një aktivitet me rrezik të ulët në epokën e koronavirusit. Ka shumë përfitime, për sa kohë ju mbani distance.

“Njerëzit kanë qenë bashkëpunues për disa javë”, tha Dr. Timothy Breëer, një epidemiolog në Universitetin e Kalifornisë, Los Angeles. “Të shkosh për të vizituar plazhet ose malet janë aktivitete me rrezik më të ulët krahasuar me të qenurit rreth njerëzve në një hapësirë të mbyllur shtëpie si një dyqan apo një teatër”.

Ai tha se rreziku që koronavirusi të transmetohet nga uji është shumë i vogël.

“Rreziku i të qenit jashtë është nëse dikush ka Covid-19 dhe ata lëshojnë pikat e frymarrjes, atëherë ato pika do të shpërndahen shpejt”, shtoi ai.

Ndryshimi i vërtetë, këshillojnë ekspertët, është të planifikoni një shëtitje në plazhe rreth aktiviteteve specifike për një periudhë të kufizuar kohore gjatë ditës.

“Gjëja me e rëndësishme që duhet të mbani mend është se pandemia e Covid-19 nuk ka ikur”, tha ai.

“Edhe kur lejohen veprimtari të kohës së lirë, shmagni tubimet e mëdha ose zonat e mbushura me njerëz në plazh”, shton eksperti, duke këshilluar për kujdes.