Sulmuesi shqiptar, Armando Sadiku që i dha tre pikët e para Shqipërisë në ndeshjen kundër Rumanisë ka thënë se golin ia dedikon gjithë grupit.

Jam shumë i lumtur, dua të falënderoj gjithë çunat, trajnerin e gjithë grupin. Tani nuk është në dorën tonë, të presim me ankth ndeshjet e tjera. Kur bëra golin nuk e kam parë as topin kur ka shkuar në rrjet. Nuk dija çfarë të bëja në ato momente, doja të shkoja drejt stolit…të shkoja të festoja. Në jemi një grup dhe doja t’ja u dedikoja atyre këtë gol. Tani të lutemi që ne të kualifikohemi”, ka thënë Sadiku.

Goli i Sadikut, që solli fitoren, rendit Shqipërinë në vendin e tretë me 3 pikë në grupin A, çka krijon mundësitë për kualifikim.