Sipas ish-sulmuesit reprezentues të Egjiptit, Mido, ylli në formë Mohamed Salah së shpejti do të luajë për Real Madridin.

Salah 25-vjeçar u transferua vetëm këtë verë në Anfield nga gjigantët italianë të Romës, por ka qenë në formë të lartë duke shënuar tashmë 14 gola.

Mido, një ish sulmues i Ajaxit, Romës dhe Tottenhamit, beson se bashkatdhetari i tij do të përfundojë një ditë në Bernabeu.

Ish-sulmuesi i Egjiptit ka theksuar se ky e ka ditur edhe për transferimin e tij te Liverpoolit dhe për këtë nuk duhet të befasohen.

Këto deklarata, Mido i bëri gjatë një urimi të gjatë që ia bëri yllit të Liverpoolit për arritjet e tij.

“Urime për Salah që bëhet egjiptiani që shënon më shumë gola në Evropë dhe shumë tjera që kanë për të ardhur”, thuhet fillimisht në mesazhin e Midos.

Mido gjatë kohës së tij te Tottenhami

“Kujtojeni kur tifozët e Liverpoolit u befasuan kur thashë tre vjet më parë se Salah është dhjetë herë më mirë se Sterling … mirë tani ata e dinë se kisha të drejtë!”.

“Salah ka mentalitetin e duhur që të vazhdojë të luajë në nivele të larta për shumë vite dhe ky nuk është si gjithë egjiptianët tjerë që humbën rastin të luajnë gjatë në Evropë”.

“Unë besoj se Salah nuk do të qëndrojë për një kohë të gjatë në LFC! Së shpejti ai do të shkojë në Real Madrid”, përfundoi ish-sulmuesi egjiptian. /Telegrafi/