Kompania koreane Samsung ka zbuluar më në fund datën kur do të prezantohet zyrtarisht Galaxy S7

Samsung ka postuar një video në YouTube me titull “TheNextGalaxy”, ku shfaqet një kuti e cila pritet të hapet më 21 shkurt 2016.

Para disa ditësh u publikuan edhe imazhet zyrtare të Galaxy S7 dhe S7 edge. Sipas disa ueb-faqeve t[ ndryshme kushtuar teknologjisë, Galaxy S7 do të ketë ekran të rrafshët 5.1 inç, ndërsa S7 Edge do të ketë ekran të lakuar 5.5 inç.

Galaxy S7 ka të integruar procesorin Qualcomm Snapdragon 820 me 4GB RAM dhe 32GB hapësirë të brendshme, e cila mund të zgjerohet nëpërmjet kartës microSD. Ekrani do të jetë me rezolucion 2560 x 1140 Quad HD, ndërsa kamerat do të jenë 12 dhe 5 megapikselë