https://youtu.be/bul4_WHgfHs

Zgjedhjet e 11 dhjetorit mund ta nxjerrin vendin nga kriza politike, me kusht që fushata të jetë e drejtë dhe zgjedhjet të jenë besueshme, deklaroi euroambasadori  Samuel Zhbogar. Ai sot morri pjesë në hapjen e Konferencës nacionale “Ndërtimi i kulturës për bashkëjetesë: Bashkëpunim ndërmjet organizatave qytetare dhe qeverisjes vendore si faktor për zhvillimin e dialogut ndëretnik”.

„Kuvendi mbrëmë vendosi që të ketë zgjedhje më 11 dhjetor. Këto zgjedhje mund ta nxjerrin vendin nga kriza, kusht do të jetë që fushata të jetë e drejtë, ndërsa zgjedhjet të besueshme. Zgjedhjet gjithashtu duhet të mundësojnë që qeveria e re të angazhohet menjëherë dhe sinqerisht, në mënyrë gjithëpërfshirëse dhe korrekte në implementimin e reformave”, theksoi Samuel Zhbogar, Ambasador i BE në R.M.