Gazeta satirike franceze “Charlie Hebdo” sërisht është në qendër të vëmendjes pas shfaqjes së viktimave nga tërmeti në Itali si lloje të ndryshme pastash Italiane. Charlie Hebdo ka gjetur një mënyre mizore për të ‘bombarduar’ publikun Italian dhe Francez veçanërisht pasi gazeta ka publikuar një karikaturë të viktimave nga tërmeti shkatërues në Itali të shfaqur si pasta të ndryshme. Te karikaturat përveç gjithave është i vizatuar një njëri I cili është i gjakosur tërësisht dhe sipër tij shkruan: ”makarona me sos domatesh”. Po ashtu janë të vizatuara edhe këmbë njerëzish të gjakosura që janë parë në pjesët e rënuara të shtëpive dhe janë paraqitur si “lasagna” (lazanja). Kryetari i Komunes së qytetit Amatrice (më i godituri nga tërmetet) Sergio Pirochi tha se është i shokuar nga karikatura dhe se një satirë e tillë, e pakëndshme nuk pasqyron ndjenjat e të gjithë popullit Francez! Gazetarë dhe karikaturist të “Charlie Hebdo” ishin shënjestra e një sulmi terrorist në Janar të vitit të kaluar pasi shkaktuan zemërim në botën Islame duke publikuar karikatura të Profetit Muhamed. Që atëherë gazeta satirike franceze vazhdimisht po ‘nxit’ pluhur në publik me karikaturat e tyre në mesin e të cilave janë treguar edhe viktimat e sulmeve terroriste në Paris dhe Bruksel, si dhe kriza migrative. Gazeta satirike franceze veçanërisht ka shkaktuar zemërimin e publikut kur një femijë i vogel sirian i quajtur Ajlan është gjetur i mbytur në brigjet e Turqisë në kulmin e krizës migrative dhe ata e paraqitën si: “Burrë që do kapte gratë për fundi” – Nëse do ishte rritur në Gjermani.       

2hobdo

CYnv7mYWYAArCX_