Ish ambasadorja e Gjermanisë në Maqedoni, Gurdun Schteihaker, ka dhënë një deklaratë lidhur me zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Maqedoni, duke thënë se pas 10 vjetëve të qeverisjes së OBRM-PDUKM dhe BDI-së Maqedonia është bërë shtet disfunksional, ndërsa OBRM-PDUKM-ja është njëra nga partitë më të pasura në Evropë.

“Manipulimet dhe abuzimi i pushtetit, dobësia e shoqërisë civile dolën në dritë në skandalin e përgjimeve. Kjo krizë e brenshme politike daton prej shumë herët, prej 24.12.2012 atëherë kur opozita u nxorr me dhunë nga parlamenti”, deklaroi ish ambasadorja gjermane.

Ish ambasadorja e Gjermanisë, Schteinhaker kohën e fundit dha një leksion për Maqedoninë në konferencën kushtuar Evropës Juglindore, e cila është postuar edhe në kolumnën e saj me temë “Rreziqet nga brenda dhe jashtë për mbijetesë të Maqedonisë”.