Në debatin e organizuar në emisionin Click plus të TV21, ku pjesmarrës ishte lideri i LR-PDSH-së z.Zijadin Sela me analistët Albert Musliu, Arsim Sinani dhe ish deputeti Abedin Zymberi, në mes tjerash u diskutua edhe për tronditjet në RDK.

Në pyetjen e moderatores  Anita Latifi drejtuar liderit të LR-PDSH-së z. Ziadin Sela  se cila ishte tema e takimit të realizuar ndërmjet Vesel Memedit dhe Fadil Zendelit gjatë ditës së diel, z Sela tha: ”Ata vetë   duhet të zgjedhin problemet e veta, pa dashur që ne si parti të ndërhyjmë në raportet e tyre. Ne si parti nuk mbajmë anën e njërës apo tjetrës palë. Ne duhet të bëjmë përpjekje që ta ruajmë Aleancën për Shqiptarët, dhe atë e kemi ruajtur”, tha Sela, duke shtuar që mendoj se nuk ishte momenti që të ndodhin gjërat e tilla.

Shfrytëzoj rastin të apeloi që të tejkalojnë dallimet dhe ti rikthehemi aktivitetit  të përbashkët 

©fol.mk