Sekretari i ri i përgjithshëm i OSBE-së, Tomas Greminger, sot vjen në vizitën e parë në Republikën e Maqedonisë, kumtoi MPJ-ja e Maqedonisë, përcjell Fol.

Greminger do të takohet me shefin e diplomacisë së Maqedonisë Nikolla Dimitrov, ndërsa do të bisedojë për klimën e re sociale në vend, bashkëpunimin me OSBE-në dhe mbështetjen që e jep në procesin e integrimit evropian dhe euroatlantik të Maqedonisë.

Vizita e Greminger përputhet me 25 vjetorin nga themelimi i Misionit të OSBE-së në Shkup. /Fol/