Aleanca për Shqiptarët ka mbajtur mitingun e radhës sonte në Kërçovë prej ku i është përgjigjur akuzave të liderit të BDI-së, Ali Ahmeti, lidhur me akuzat e këtij të fundit se partitë e reja djegin votën shqiptare.

Kreu i Lëvizjes për Reforma PDSH, Ziadin Sela, tha se Ahmeti është ai që dogji 153 mijë vota të shqiptarëve në vitin 2016 dhe në zgjedhjet e 11 dhjetorit sipas tij, çdo votë për BDI-në do të jetë votë e djegur.

Ai gjithashtu porositi shqiptarët që ditën e votimit të kujtojnë Kumanovën, “Sopotin”, “Monstrën” dhe gjitha proceset e montuara të shqiptarëve, para se ta hedhin votën e tyre në kuti.

“Ata që janë një, nuk kanë të drejtë të merren me ne dhe të derdhin lot krokodili se gjoja janë të shqetësuar se shqiptarët s’po u bëkan bashkë, se do të digjen votat shqiptare.

153 mijë vota I ke djeg ti Ali Ahmeti nga viti 2014. Sepse një votë që shkon për një subjekt politik, ditën e zgjedhjeve, për premtimet që jep dhe që nuk mban asnjë premtim, është votë e djegur.

Nëse do ta dish cilat do të jenë votat e djegura këto zgjedhje më 2016 janë votatqë do të shkojnë për BDI-në”, deklaroi lideri i LR PDSH-së, Ziadin Sela.