Xhemal Ahmeti, opinionist nga Zvicra ka bërë një krahasim mes liderëve të partive poltike në Maqedoni. Nga aspekti etik; nga aspekti intelektual; nga aspekti kulturoro-patriotik, nga aspekti human, ai i religjioneve dhe nga cilido aspekt tjetër ta shikosh: Zijadin Sela as që duhej të trajtohej si opsion, ngase ai është pa konkurrencë, i vetmi opsion. Kjo është keq ngase demokracia jeton nga pluralizimi, mirëpo kështu është, kur i shikojm sendet nga kriteret qê i radhitëm në fillim: nëse je njeri me moral dhe donë kulturën tënde, vendin tënd, zgjedh atë, nëse s’je voto kë të duash. Unë besoj se pa u radhit shqiptarët masivisht pas një lideri si Sela dhe partia e tij nuk do të arrinë edhe shumë gjatë të dalin nga statusi i qytetarëve të klasit të tretë. Do ti shkelin edhe më shumë tjerët dhe të vetët, shtoi për Special.mk.

Dhe vërtetë si asnjëherë më parë nuk i sheh kaq të ndarë e qartë dy grupet: A) Ata që konsiderojnë shqiptarët aty si mall për perfitime ordinere materiale e politike dhe B) Sela që me sinqeritetin më të madh është vënë kundër të parëve që janë madje të përmasave transballkanike e jo vetëm vendore.

Shpresojmë që njerezit ksaj radhe, pas 3 dekadave, të votojnë njiherë për veten, me dinjitet dhe pêr një liri të patregtuar nga lloj lloj agjenti i së keqes. Pa e shporr vetë njerezit aty stagnimin ai do të vazhdoj tu bëhet lak në fyt – edhe më shtrrngues se korrupsioni material, ngase prostituimi imaterial i shumicës së partive aty i rrezikon njerezit edhe më keq: qysh tash depresioni i rinisë që vjen nga konfuzioni i mungesês së identitetit ose autoluftës kunder tij (skizofrenia masive) verrehet thellë dhe ështê bërë edhe një armik plus i atyre me kulturë shqiptare aty. Nuk hyn njeriu në luftë me identitetin e vetë pa e përdhunuar keq, aq keq siç i ka përdhunuar njerëzit aty politika deri tash: çlirohuni vetë amigos! Pastaj tjeret u respektojnë edhe më shumë, ka shkruar Ahmeti./Special.mk.