Në debatin e mbajtur me Diasporën Shqiptare në Zvicërr ku prezent ishin lideri i LR-PDSH- Ziadin Sela si dhe lideri i LSDM-së  Zoran Zaev nën moderimin e Dr.Bashkim Iseni politolog si dhe Andreas Gross ish- këshilltar nacional zvicrran.

Sela në këtë takim ceki shumë tema të cilat janë më se të rëndësishme për popullin shqiptarë duke filluar që nga mos sukssesi i marrëveshjes së Ohrit,proceset e montuara politike(si Monstra,Harun Aliu,Lagja e Trimave etj),të drejtat e shqiptarëve , vlerën e mërgimtarëve në vendin tonë si dhe votuesit fiktiv ku 90% prej tyre janë shqiptarë,duke theksuar se duhet ta dijmë numrin real të popullatës sepse edhe kjo ëshë një e fshehtë që mbahet.

Ai gjithashtu iu drejtua z.Zaevit se në qoftë se nuk dalin të gjitha incizimet e proceseve të monutuara është manipulative.

Sela njoftoi diasporën edhe për themelimin e Aleancën për Shqiptar për platformën e tyre duke theksuar se ata nuk kanë për qëllim pushtetin por zgjidhjen e problemeve të shqiptarëve.