Delegacion i VMRO-DPMNE-së do të marrë pjesë në takimin e liderëve të katër partive më të mëdha nga Maqedonia për daljen nga kriza, që të premten në Vjenë e planifikon bashkësia ndërkombëtare.

Nga VMRO-DPMNE-ja për MIA-n konfirmoi se ka marrë ftesën që tre eurodeputet Ivo Vajgël, Eduard Kukan dhe Riçard Hovit, të përfshirë në arritjet dhe zbatimin e marrëveshjes nga Përzhino, i kanë dërguar liderëve të VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski, LSDM-së Zoran Zaev, i BDI-së Ali Ahmeti dhe PDSH-së Menduh Thaçi.

Në takimin në Vjenë është paraparë të marrë pjesë edhe komisari i BE-së për negociata për zgjerim Johanes Han dhe ambasadorët e BE-së dhe SHBA-së në Maqedoni, Aivo Orav dhe Xhes Bejli.