Kryetari i LR- PDSh Ziadin Sela në emiaionin 200 në Alsat M tha se LSDM nuk duhet të pres që përmes preskonferencave të marr mandatin por të filloj bisedimet me subjektet politike shqiptare.
Lsdm nuk duhet të pres që përmes deklaratave dhe preskonferencave të merr mandatin por nëse dëshiron të bëjë qeveri të filloj të bisedoj me partitë politike shqiptare , fillimisht me BDI sepse deshtëm apo nuk deshtëm ne ata janë fitues të zgjedhjeve tek shqiptarët pastaj me subjektet tjera politike.
Por para votimit të qeverisë do të duhet të votohet ligji për përdorimin zyrtarë të gjuhës shqipe në gjithë teritorin e shtetit , deklaroi kryetari i LR-PDSH Ziadin Sela .
©fol.mk