Koalicioni “Tash Është Koha”,sonte në sheshin e tejmbushur të Strugës edhe pse në kushte të rënduara atmosferike,ka mbajtur tubimin qendror në këtë qytet për zgjedhjet e 15 korrikut.

Kryetari Sela nga sheshi i Strugës, nga vendlindja e tij ka shfrytëzuar këtë takim për të iu përgjigjur Zaevit dhe Mickovskit për idenë e tyre për të shkëmbyer deputetë me qëllim që mos kushtëzohen nga shqiptarët për formim të qeverisë.

“Po dëgjoj që Zaevi dhe Mickovski janë të gatshëm të krijojnë qeveri Maqedone. Ja ku po ua them shumë qartë dhe hapur, nëse ju krijoni qeveri vetëm me përfaqësues maqedonas ne krijojmë qeverinë tonë shqiptare.

Më qartë se kaq s’kam si ju them,ka deklaruar Sela nga Struga.

Ai ka bërë thirrje për përkrahjen e koalicionit të tyre dhe se më 15 korrik do të vjen ndryshimi.