(Video )Sela në Vienë: Aleanca do të bashkojë shqiptarët, çdo votë për BDI-në është votë e djegur

Kryetari i LR-PDSH Ziadin Sela para të pranishmëve në Vienë të Austrisë shpjegoi principet e koalicionimit të Aleancës për Shqiptarët me partitë tjera.

“I pari princip është  platforma e përbashkët që do të jetë për të gjithë opinionin do të shpërndahet, principi i dytë është lista të përbashkëta zgjedhore, i treti është koordinim i aktiviteteve të përbashkëta dhe principi i katërt dhe më i rëndësishëm është mospjesëmarrje në qeveri deri sa platforma jonë të jetë pjesë e ndryshimeve kushtetuese dhe ligjore. Të gjithë të tjerët që vijnë dhe thonë ndryshe gabojnë rëndë, sepse zgjidhje tjetër nuk ka”, tha Sela.

Sipas tij, prej momentit kur do të legjitimohet platforma jonë përballë koalicionimit do të ketë kushte dhe jo kërkesa. Në qoftë se nuk përmbushen kushtet gjërat do të radikalizohen në mënyrë që ne do ti thërrasim shqiptarët bashkë dhe do të nisim të ndërtojmë institucionet e federatës.

“Ne jemi të interesuar që menjëherë pas zgjedhjeve, në emër të legjitimitetit tonë Aleanca për Shqitarët do të bëjë tryezën e gjithë subjekteve politike shqiptare që do të kenë deputet në parlament që përfundimisht të kemi një strategji të përbashkët politike të shqiptarëve”, tha Sela.

Duke folur për diasporën shqiptare, kryetari i LR-PDSH Ziadin Sela tha se diaspora është pjesa më vitale, ka qenë historikisht, diaspora është ajo që jep kontributin për zbutjen e problemeve ekonomike, është ajo që e mban stabilitetin ekonomik dhe financiar ndërsa përballet me përbuzje dhe refuzim nga i njëjti shtet. “Po i  njëjti shtet që ua merr paratë mundohet që diasporës tua pamundësojë votimin. Ne duhet të bëjmë rezistencën e duhur që kjo të mos ndodhë”, tha Sela.

Sela shprehi sigurinë se kësaj rradhe Aleanca për SHqiptarët do të merr legjitimitetin politik nga shqiptarët. “ Nuk duam që shqiptarët të marrin rrugët e kurbetit, ne jemi përgjegjës për këto ndodhi dhe duhet të japim kontributin që të mos ndodhin. Në qoftë se ne nuk arrijmë të legjitimohemi do tua urojmë partisë tjetër dhe do t’ia ofrojmë deputetët tanë për zgjedhjen e problemeve kruciale me të cilat me dhjetra vite përballen shqiptarët”, tha Sela.

Ai u shpreh se akuzat që me shtimin e partive politike do të digjet vota shqiptare nuk qëndrojnë, sepse sipas tij BDI është ajo që dogji 150 mijë votat shqiptare, dhe çdo votë për BDI-në është një votë e djegur.

zs wien 2zs wien 3zs 120160207_173403_resized20160207_173403_resized