Pas takimit të sotëm mes Kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti, dhe ambsadorit amerikan në Shkup Xhes Bejli, Agjencia e Lajmeve Zhurnal mëson se nesër në rezidencën e Ambasadorit Amerikan në Shkup do të realizohet takimi mes Ambasadorit Bejli dhe Kryetarit të LR-PDSH-së, Ziadin Sela.

Siç mësohet në këtë takim do të diskutohet rreth procesit zgjedhor dhe situatës së krijuar pas zgjedhjeve në vend, ku duhet të formohet qeveria e re e Republikës së Maqedonisë.