Ziadin Sela, kryetari i Aleancës për Shqiptarët, po diskuton për zhvillimet politike në Maqedoninë e Veriut. Shqiptarët sipas Ziadin Selës gjithmonë kanë dhënë mundësi, për të zbardhur rastet e montuara. Ai ka thënë se shqiptarët japin mundësi, por përsëri disa raste, si për shembull ‘Rasti i Almirit’, që ende nuk ka një zgjidhje të duhur. Drejtësia në Maqedoninë e Veriut sipas Ziadin Selës, është e ndarë në dy drejtime, në atë të shtetërores dhe atë të partisë, duke marrë si shembull dhe rastin e fundit ‘Zhvatja’. Ndërsa sipas Selës, vazhdon ende avazi i vjetër ku Ekzekutivi vazhdon të mbajë në dorë Gjyqësorin.

Sela, ka komentuar edhe rastin ku nxënësit shqiptarë janë përjashtuar dhe nuk lejohen të mësojnë në të njëjtin objekt me nxënësit të nacionaliteteve të ndryshme. Sipas tij kjo paraqet një racizëm, duke u kthyer pas në kohë kur të ‘zinjtë’ janë veçuar nga të ‘bardhët’, dhe kjo është një e padrejtë që i jep sinonim edhe rastit të nxënësve shqiptar. Kreu i Aleancës për Shqiptarët, theksoi se në këto segmente, të drejtësisë, të mosdikriminimit dhe të arsimit ka dështuar totalisht qeveria e Zoran Zaevit.