Kryetari i LR-PDSH-së Ziadin Sela në emisionin “Rruga drejt…” theksoi se partitë maqedonase VMRO dhe LSDM luftojnë për të ruajtur sistemin. Derisa në vitet 90-ta njëra e ndërtoi, ndërsa tjetra e përsosi atë, në esencë asgjë s’ka ndryshuar. Kjo më së miri vërtetohet te ato bombat e publikuara ku Minstri i punëve të Brendshme Gordana Jankullovska i përgjigjet shefit të inteligjencës se nuk bën të lëshojmë burgosurit shqiptarë edhe pse të pafajshëm, përshkak se e prishim sistemin, atë sistem që ndërtoi LSDM-ja, e që nuk dallohet nga kjo e VMRO-së. Ne problemet duhet ti zgjedhim si popuj, mes shqiptarëve dhe maqedonasve dhe jo ti trajtojmë si probleme qytetare, ka thënë Sela.