sela2Ne zgjodhëm rrugën më të vështirë për të bërë reforma brenda PDSH , bëmë kongresin dhe dolëm si parti e strukturuar.

Reformat në PDSH ishin kërkesë e gjithë anëtarëve të partisë sepse të gjitë e panë që lideri i deritanishëm Thaçi bashkëpunonte  me pushtetin që u vërejt edhe nga përgjimet ku kishte një bashkëpunim të ngusht  me shefin e shërbimit sekret, transmeton fol.mk

Ne kemi arritur të bëjmë këtë reformë sepse pjesa më ë madhe e anëtarësisë kanë kaluar në Lëvizjen për Reforma. Jemi të vetëdijshëm që është front i gjerë që krijon lodhje dhe probleme. Jemi edhe kundër një sistemi qeverisës, apo mafiave urbane dhe kjo e vështirëson procesin. Pretendoj që unë çdoherë ta them të vërtetën të hapim fronte dhe të përballemi me të mirën dhe me të keqen ku gjithnjë do të ngadhënjejë e mira

Në pyetjen e analistëve për bashkimin opozitar, kryetari i LR-PDSH Ziadin Sela shpjegoi se edhe vet publikisht ia ka parashtruar ofertën për bashkëpunim të barabartë Lëvizjes Besa që nuk e ka pranuar.

Gjithashtu tregoi për bisedimet për bashkëpunim që kanë filluar në Prishtinë dhe që përsëri Besa nuk është treguar koherente.

Ai gjithashtu u shpreh se jo vetëm me Besën, por bashkëpunim do të ketë me çdo subjekt që dëshiron ta rrënojë këtë sistem pjesë e të cilit janë edhe Ali Ahmeti edhe Menduh Thaçi.

Ky është sistemi që vret shqiptarët, që inskenon aksione në vendbanimet shqiptare dhe terrorizon shqiptarët, ofendon nënat shqiptare dhe gjithë shqiptarët.

Prandaj secili që është për të rrënuar këtë sistem do mund të bëhet pjesë e Aleancës për Shqiptarët

Në vazhdim emisioni i plotë:

https://youtu.be/dKkuhtAEcKw?t=371