Sela-3-620x330Duke folur për menaxhimin e komunës së Strugës ne emisionin Click në tv 21 Ziadin Sela tha se pushteti i tërë është ngritur për të pamundësuar suksesin në komunën e Strugës. Kurse sa i përket pastrimit të  plazheve nga kiosqet ai tha se i gjithë parlamenti është ngritur kundër pastrimit te plazheve.

Për deklaratat se është selektiv kryetari i Strugës ai u shpreh se selektiv janë gjykatat të cilat nuk po veprojnë me standarde të njëjta për objektet pa leje.

Në pyetjen e gazetares se a ka lidhje kryetari i Strugës me vrasjet në Strugë, Sela u përgjigj se nuk ka të bëjë me këto ngjarje.

Mirëpo këto njerëz janë të njohur për publikun, dihet se me kë festojnë edhe ditëlindjet, pra ata kanë përkrahjen e shtetit. Nëse bëjmë vetëm një analizë do të shohim me qindra kamatash që funksionojnë në vend.

Është kërcënuar edhe sekretari i komunës nga njerëz të tillë e cila përbën një precedent penal. Mirëpo asgjë nuk është ndërmarrë kundër tyre. Tani mbetet që qytetarët të dënojnë me votën e tyre këta kriminalë që sigurisht se përkrahen nga ky shtet, tha Sela