Në një deklaratë për media, kryetari i LR-PDSH Ziadin Sela deklaroi qëndrimet e kësaj partie për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, konkluza të cillat soli Kryesia qendrore e partisë.

“LR PDSH dënon aktin e djeshëm të shkeljes të gjitha standardet demokratike që synojnë të përsëriten situatat politike nga 2008 deri më sot. Është e habitshme që liderë politik të caktuar që kanë kontestuar rezultate zgjedhore, duke u ankuar vazhdimisht që votat u janë vjedhur, heshtin dhe nuk bëjnë asgjë në mënyrë që ta ndalin një dhunim demokracie që po përgatitet e rrahës.” , tha Sela. Sipas tij, LR-PDSH është për plotësimin e standardeve dhe për plotësimin e kushteve për tu mbajtur zgjedhjet, dhe LR PDSH bën apel që faktori ndërkombëtarë ta marrin në dorë situatën në mënyrë që të mos lejojnë sjellje të këtilla të turmave, sjellje të këtilla të anarkistëve sepse nuk ka si cilësohet ndryshe një vendim parlamenti që është antikushtetues që sipas asaj që dëgjuam mbrëmë zgjedhjet do të jenë më 18 Mars, që bie në kundërshtim edhe me marrëveshjen e Përzhinos. “E themi këtë sepse shqiptarëve më tepër se gjithkush tjetër i duhet legjitimitet, legjitimitet i pakontestueshëm në duar të sigurta dhe në duar të atij opsioni politik i cili këtë legjitimitet do ta shfrytëzojë për të mirën e shqiptarëve. Në qoftë se opozitës maqedonase dhe dikujt tjetër legjitimiteti i duhet për të hyrë në qeveri dhe për të përfituar ministra, drejtorë dhe funksionarë të tjerë, shqiptarëve u duhet legjitimiteti në mënyrë që të ndal sistemin i cili vepron kundër shqiptarëve, sistemin i cili çdo zgjidhje të krizës politike e gjen duke montuar procese politike të radhës. Është më se e qartë e dëgjuam dhe e pamë me sytë tonë mbrëmë që BDI legjitimitetin e paska pasur çdo herë jo për të mirën e shqiptarëve, por legjitimitetin e kanë shfrytëzuar në mënyrë që të shpëtojnë kokën politikisht të Nikolla Gruevskit dhe të VMRO-DPMNE-së. Prandaj, shqiptarët do duhet t’i dënojnë të njëjtit”, th Sela. Sela ka përsëritur edhe njëherë se zgjedhjet duhet të plotësojnë standardet të pastrohen listat zgjedhore, dhe të bëhen reformat sa i përket mediumve.

zse