Gjatë emisionit “Intervisa” që transmetohet në Televizionin SHENJA, i ftuari Xhelal Neziri tha se veprimi i fundit i BDI-së, është një konfirmim se shumica e funksionarëve kanë qenë të shantazuar me materiale kompromituese. Neziri gjithashtu tha se një aferë dashurie ka shkaktuar ndryshimin e ministrave në Qeveri.

“Është gabim strategjik i kësaj partie, që për shkak të një afere dashurie, të bëjë reforma ose ndryshime në parti apo në ekzekutiv, ndërkohë që kemi pasur afera të panumërta gjatë qeverisjes së sajë”, tha mes tjerash Neziri. Ai gjithashtu tha se kjo është një joseriozitet i paparë, pasiqë është e pabesueshme që i tërë vullneti politik i shqiptarëve të jetë aq i rëndësishëm sa një aferë dashurie mes dy funksionarëve.

Ky veprim i BDI-së, sipas Nezirit, nuk i ngjan reformave, por një vendim joracional që do t’i kushtojë shtrenjtë. /SHENJA/