Të shtunën në Qendrën për Kulturë në Tetovë u shfaq filmi dokumentar i metrazhit të gjatë “Ekperinca të njejta, nga këndvështrimet e ndryshme”, i realizuar nga Arnel Production, ku si producent dhe regjisorë nënshkruhet prof. Senad Abduli. Filmi trajton përjetimet e tre personazhëve nga vende të ndryshme (Bosnja dhe Hercegovina, Kosova dhe Siria), por të cilët kanë fatin e njejtë, atë të refugjatit. 

Në premierë ishte prezente edhe Ministresha e Kulturës, znj. Irena Stefoska, e cila para të pranishmive tha: “Përgëzoj regjisorin prof. Senad Abduli dhe të gjithë ekipin e filmit dokumentar “Ekperinca të njejta, nga këndvështrimet e ndryshme”.

Ato tregojnë në një mënyrë konkrete se kultura nuk njeh kohë të mira apo të këqija. Ajo pasqyron realitetin, historinë ose të ardhmen tonë në baza ditore.

Ishtë një trilogji e përvojave të refugjatëve, njerëzve që kaluan nëpër vendin tonë nga kriza e Bosnjës, Kosovës dhe Sirisë.

Filmi në një mënyrë të jashtëzakonshme tregon përzemërsinë dhe solidaritetin e bashkëqytetarëve tanë. Flisni për vlerat që janë të nevojshme edhe  në kohën e pandemisë globale”.

Ndërkaq zv/ ministri i kulturës z. Sedat Sulejmani, theksoj se puna e prof. Senad Abduli dëshmon se kur një projekt punohet me profesionalizëm rezultatet patjetër të jenë pozitive.

Në fund producenti dhe regjisori, Senad Abduli, falemenderoj të pranishmit për pjesëmarrjen dhe theksoj se për këtë dokumentar ka punuar 4 vite, “Edhe pse vërtet ky projekt ka zgjatur 4 vite, mund tl them se kam satisfakcion personal që u realizua dhe që me anë të këtij projekti kemi përshkruar 3 histori njerëzore, por edhe një histori shtetërore. 3 personazhet e filmit kanë një gjë të përbashkët, ata gjetën strehë në Maqedoni dhe gjetën miq tek qytetarët e Maqedonisë”.

Ky film pritet që të merr pjesë në disa festivale të zhanrit dokumentar.