Karrike të shkatërruara,dritare të kalbura,kabllo të zhveshura,dysheme të gropuara e të pashtruara,tualete pa dyer e dritare,e aromë e keqe gjithandej,këto kushte mesjetare ende hasen në shkollë e qyteti Liria-Tetovë.
Ende nuk është marur asnjë investim konkret edhe pas reagimeve të shumta nga ana e  prindërve.

Sic duket mungesa e laboratoreve,fushës sportive,uniformës  shkollore nuk kanë hapsirë për tu diskutuar sepse brenga e nxënësve  dhe prindërve qëndron për ta siguruar një karrike për të mos i grisur rrobat si dhe të mos gjakosen fëmijët e tyre.
Për këto nxënës të mësuarit përmendësh  “papagallistikë,,të lëndëve mësimore paraqet rutin shkollore por nga ana tjeter lodhje psiqike tek nxënësit përshkak mungesës së zbatimit të teoris në praktik.

Përvec mungeses  infrastrukturore në hapsirat brenda shkollës ,nxënësit hasen me gjetjen e mjeteve narkotike në rrethinën e shkollës si dhe rrezik jete përshkak komunikacionit në afërsi të shkollës.

Ne gjithë  pranojmë se arsimi është shtylla e kombit, dhe të gjithë po ashtu e pranojmë se kombi ynë shqiptarë ka ngecur, stagnuar dhe se nuk është atje ku duhej të ishte. Kjo rrjedh falë garnitures politike e cila me vite të tëra nuk ka investuar në këtë shkollë.

Të gjithë jemi fajtor për këtë gjendje alarmante kush më pak e kush më shumë.
Gjithkush duhet të filloj të ngris zërin kundër kësaj padrejtësia sepse po shkatërrove arsimin ke shkatërruar një popull.

Le të mos degjojmë justifikime,le të marim ardhmërin tonë sëbashku ne dorë-Për fëmijët tanë,për ne ,për të gjithë!

 

 

12072708_10153894973095769_140047788957208883_n-copy 12038977_10153894972345769_4456597180619782907_o-copy 12030532_10153894973150769_9058854943154665457_o-copy 12113367_10153894972520769_8840842266509776514_o-copy 12109919_10153894973350769_7468214168848719563_o-copy 12105774_10153894972085769_8450948489086616597_n-copy 12095329_10153894973130769_1650881914155929823_o-copy 14352408_10154840216180769_4259895071813841504_o 12138331_10153894972320769_4848218121232833401_o 12087056_10153894972335769_4769358132151038507_o