Kryetari i këshillit të Lagjës së Trimave, Shaban Demiri, publikisht pyeti të gjithë mysafirët në emisionin “Click Plus”, se a do të kishin pranuar që t’u paguhen tullat, pasi tu bombardohen shtëpitë.

Ai ndjehet i hidhëruar nga politikanët, se përse asnjëri prej politikanëve nuk doli që të thotë se është me banorët e lagjes.
Ai pyet ata, se përse nuk e pranuan publikisht se ishin të pamundur të bëjnë diçka .

Un kam qenë edhe te Ministri i Drejtësisë, dhe ai më ka thënë që nuk e kanë lejuar që ti vizitoj të burgosurit.

“Qeveria ka kompensuar dëmin që e kanë përcaktuar si qeveri. Kemi pasur si vizitor edhe ekspert të Drejtës Ndërkombëtare. Un dua të bëj një pyetje, kush pranon që të ja prishin, të ja bombardojnë shtëpinë, dhe pastaj të ja paguajnë tullat dhe a kishit pranuar ju këtu në studio, apo dikush tjetër, bëj pyetje publike. A mjaftojnë ato të holla? “

Demiri foli edhe për protestat që u mbajtën në këtë datë.

“Politika edhe në një vjetorin e ngjarjeve të Lagjes së Trimave shumë parti politike deshën të përdorin këtë datë që të bëjnë pjesë e agjendave të tyre, dhe të përfshihet në protestat e tyre. Ne nuk lejuam atë dhe i thamë stop politikës”, thaDemiri.

Lidhur me pjesëmarrjen e Zijadin Selës në marshin e organizuar, Demiri tha se ai  ka ardhur më 9 maj, por ka qëndruar në fund të radhës si qytetarë. Sela ka ardhur edhe kur ka qenë më rëndë dhe ka sjellë ndihma, shtoi ai.