Kina dhe Shtetet e Bashkuara janë vetëm një hap larg luftës së ftohtë.

Kështu deklaroi ministri i jashtëm kinez, Uang Yi, duke shpjeguar se të dyja vendet nuk duhet të kenë konflikte dhe të bashkëpunojnë në një logjikë të respektit reciprok.

Në të njëjtën kohë, ka shtuar ai, SHBA duhet të heqë dorë nga dëshira për të ndryshuar kinën dhe të respektojë vullnetin e saj të zhvillimit kombëtar. Përshkallëzimi i tensioneve mes dy vendeve është shkaktuar nga emergjenca e coronavirusit, por marrëdhëniet ishin të tendosura prej muajsh.

Problemet janë bërë të vështira për tu kapërcyer pas betejës së taksave. Më 14 maj, presidenti amerikan, Donald Trump, kishte hedhur hipotezën e ndërprerjes së plotë të marrëdhënieve me kinën, duke pretenduar se kishte një raport shumë të mirë me liderin kinez, Shi Jonping, por për momentin, nuk kishte dëshirë të thoshte më shumë.

Në një intervistë me FoxNews, shefi i shtëpisë së bardhë tha se ishte shumë i zhgënjyer nga Pekini duke kritikuar përgjigjen kineze ndaj pandemisë së coronavirusit.

“Kishin mundësitë ta ndalonin”, ka nënvizuar ai. Por ajo që ndezi akoma më shumë tensionet ishte akuza amerikane për hakerim drejtuar piratëve informatikë kinezë që sipas tij po tentojnë të grabisin pronësinë intelektuale amerikane për sa i takon trajtimeve dhe vaksinës kundër COVID-19. Kina i ka refuzuar akuzuat duke i cilësuar poshtërsi. Dhe tani, zyrtarët kinezë kthehen të flasin madje për Luftë të Ftohtë.