Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ndarë 1.4 milion dollarë  për qendrën për simulim të armatës së Republikës së Maqedonisë. Këtë donacion e promovuan ambasadori, Jess Baily dhe presidenti i shtetit, Gjorgji Ivanov në kazermën e Velesit. Sipas ambasadorit Baily, theksoi se ky donacion do të kontribuoj në forcimin e sigurisë të Maqedonisë, por edhe të aleatëve të saj. Ky donacion do të përmirësoj edhe kualitetin e stërvitjeve dhe do ta rritë nivelin e përgatitjes tek ushtria, thanë përfaqësues të armatës.

“Kjo është edhe një prove e suksesit të bashkëpunimit tonë dhe provë se si duhet të investohet në këta sisteme. Kjo është një investim i shtrenjtë prej 1.4 milion dollarë, por në të njëjtën kohë bëhet fjalë për investim të mençur, e cila do ta ngrit përgatitjen e oficerëve, dhe mundësinë për të kryer operacione në kushte reale”, tha Jess Baily, ambasador. /TV 21/

https://www.youtube.com/watch?v=HfDxBN0Gn_4