Ndryshimi më i madh me anëtarësimin në NATO është se u shndërruam në shtet i cili në korridor pret se si do të jetë vendimi për të ardhmen e tij nga ana e forcave të mëdha në shtet, i cili hyri në klub, në Aleancë, hyri në klubin e shteteve te të cilat duam të përkasim. Tërë kjo sjell obligime dhe sfida. Hapëm një derë, por në atë hapësirë të re na presin obligime të reja dhe ne ato obligime nuk i konsiderojmë si punë të përfunduara, por janë punë të cilat sërish duhet t’i bëjmë.

Këtë e theksoi zëvendëskryeministrja dhe ministre e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska në fjalimin hyrës të debatit profesional-shkencor me temën “Perspektivat e anëtarësimit të Maqedonisë në NATO”, që u mbajt sot në hapësirat e Fakultetit të Sigurisë-Shkup.

“Anëtarësimi në NATO do të thotë se nga ky moment e më tutje ne edhe në nivel ushtarak, ekspert dhe politik jemi pjesë e klubit që ka obligime. Kjo do të thotë se në çdo mbledhje do të na analizojnë dhe do të na vlerësojnë sipas asaj se si do të veprojmë, çka do të themi, si do të punojmë. Shtete të vogla si Maqedonia e Veriut nuk do të kenë shans të dytë ta lënë përshtypjen e parë. Këto muaj do të formohet fotografia për ne si anëtare e ardhshme e NATO-s dhe mendoj se jemi të vetëdijshëm për të gjitha këto sfida dhe se sjellja jonë në NATO do të jetë kriter shumë i rëndësishëm për vlerësim edhe në planin tonë evropian” tha Shekerinska.

Ajo theksoi se suksesi më i madh në lidhje me anëtarësimin tonë në NATO është që reagimet dhe ratifikimet e para erdhën nga fqinjët tanë, duke theksuar se Sllovenia e para vendosi të fillojë me procedurën e ratifikimit që para njoftimit, pastaj vijuan edhe vendet tjera fqinje, ndërsa tërë procesi thotë, zhvillohet me një shpejtësi e cila befason.

“Sot Bullgaria e ka ratifikuar marrëveshjen, paraprakisht atë e bëri Shqipëria. Javën e ardhshme presim atë ta bëjë Rumania. Praktikisht të gjitha vendet në fqinjësi ishin të parat që thanë se kjo nuk është e rëndësishme vetëm për Maqedoninë e Veriut, kjo është e rëndësishme për të gjithë ne dhe për rajonin. Para 20 viteve rajoni ishte simbol i grindjeve, konflikteve, marrëdhënieve më të këqija mes shteteve më të afërta, nuk u ndryshuam vetëm ne. Për atë dua t’u falënderohem të gjitha vendeve që i përshpejtuan proceset e tyre të ratifikimit dhe të themi se edhe ne ndajmë agjendë ambicioze jo për shkak të asaj që konsiderojmë se kjo është puna më e rëndësishme në botë, por për atë që konsiderojmë se shembujt e mirë duhet të vlerësohen mirë”, tha Shekerinska dhe shtoi se pritet sot edhe Qeveria hungareze ta fillojë ratifikimin dhe ta përfundojë para fillimit të zgjedhjeve evropiane.

Koordinuesi nacional për në NATO Stevo Pendarovski theksoi se me anëtarësimin në NATO u bëmë shtet me të ardhme të parashikueshme, legjitimitet ndërkombëtar dhe konfirmim definitiv i kufijve, ndërsa një nga përfitimet kryesore mes tjerash është edhe këmbimi i informatave në pjesën e kërcënimeve të sotme kyçe të sigurisë: sajber krimit, emigrimit ilegal, si dhe lajmeve të rreme fenomene të cilat kishin ndikim mbi zgjedhjet dhe proceset politike në SHBA, Francë dhe Gjermani ndërsa do të kenë edhe te ne.

Para debatit profesional Fakulteti i Sigurisë dhe Klubi Diplomatik nënshkruan Memorandum për bashkëpunim, ndërsa u mbajt edhe pranim-dorëzim solemn i detyrës Ambasada e NATO-s për kontakt në Maqedoninë e Veriut mes ambasadores së Kroacisë Daniela Barishiq dhe ambasadorit të Sllovenisë Millan Jazbec, ambasadat e të cilëve do ta kenë këtë funksion në periudhën e ardhshme kur pritet anëtarësimi me të drejtë të plotë në Aleancën e vendit tonë.

Debati profesional-shkencor realizohet në organizim të Fakultetit të sigurisë dhe klubit diplomatik.