VMRO-DPMNE nxiti banditët e armatosur të hyjnë në Parlament duke u përpjekur të vrasin deputetë, të lëndojnë gazetarë dhe punonjës të shërbimeve parlamentare, të shkatërrojnë rendin kushtetues dhe të shkaktojnë luftë civile, partia në pushtet LSDM, duke kujtuar të enjten e përgjakshme kur gjashtë vite më parë deputetët e LSDM-së, BDI-së, Aleancës për Shqiptarët dhe Besës formuan shumicën parlamentare dhe zgjodhën Talat Xhaferin kryetar të Kuvendit, gjë që u pasua me pushtim të dhunshëm të Kuvendit. Ata thonë se 27 prilli është data më e zezë në historinë e demokracisë së Maqedonisë së Veriut dhe se 27 prilli është vula e përgjakshme e VMRO-DPMNE-së.

LSDM

“VMRO-DPMNE sot i quan mbrojtës të kushtetutës ata banditë që ishin të shoqëruar nga vetë Hristijan Mickoski para Kuvendit të Maqedonisë, madje kërkuan amnistinë e tyre, që vetëm tregon se në VMRO-DPMNE nuk ka ndryshuar asgjë. Është një parti e dhunshme, që kërkon të shkelë sërish lirinë, demokracinë, të lajë hesapet me kundërshtarët, të përhapë urrejtje dhe përçarje mes qytetarëve”.

VMRO-DPMNE dhe Levica keqpërdorën paratë publike për të shpërblyer personat e dënuar dhe anëtarët e partisë së VMRO-DPMNE-së. Kjo është fytyra e vërtetë e VMRO-DPMNE-së – parti e dhunshme, regjimi në krah të krimit dhe kriminelëve, gjithmonë kundër interesave të qytetarëve dhe shtetit, theksojnë nga LSDM.

Edhe ministri i punëve të brendshme Oliver Spasovski, ka vlerësuar se qëllimi I dhunesve të Kuvendit ishte marrja e pushtetit duke sulmuar sistemin demokratik dhe kushtetues. Spasovski thotë se sot po flasim për Ministrinë e Brendshme për qytetarët, për një polici të reformuar dhe europiane, për punonjës policie që sakrifikohen për sigurinë e të gjithë qytetarëve, ndryshe nga ajo kohë e karakterizuar nga brutaliteti i paparë policor.

Më 27 prill kur LSDM, BDI, ASH dhe Besa formuan shumicë parlamentare dhe derisa Talat Xhaferi si kryetar i Kuvendit, pas zgjedhjes mbante fjalimin solemn në sallën për konferenca për shtyp,shumë protestues me ndihmën e policisë, e cila ishte nën udhëheqjen e Mitko Çavkovit nga VMRO-DPMNE-ja dhe disa deputetë të VMRO-DPMNE-së, u futën dhunshëm në objektin e Kuvendit. Me turmën kanë udhëhequr persona me maska, por edhe të armatosur. Protestuesit rrahën deputetë, gazetarë dhe punonjës të Kuvendit. Me lëndime më serioze nga ky sulm doli deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, i cili është rrahur brutalisht nga dhunuesit. Prokuroria më 27 mars 2018-të ngriti akuzë kundër 30 personave. Më 15 mars të vitit 2019-të, Gjykata i dënoi disa prej të akuzuarve me gjithsej 211 vjet burg.