Na kaluan 10 vite me vjedhje, mashtrime, kështu është shprehur Radmilla Sheqerinska, bartëse e listës së deputetëve në NJZ 5, në tubimin e mbrëmshëm të LSDM-së në Kërçovë.

‘Me Gruevskin nuk ka jetë për askënd në Maqedoni. Nuk ka jetë madje edhe për anëtarët e OBRM-PDUKM, të cilët patjetër duhet të shkojnë në tubime, në kundër tubim, të sigurojnë nënshkrime me votues të sigurtë’, tha Sheqerinska.

Sheqerinska poashtu shtoi: ‘Sonte kthehem nga Kërçova për në Shkup për ta përcjellur motrën time me familjen jashtë vendin. Atje do të ketë jetë më të mirë, por jam e mërzitur, për shkak se fëmijët tanë nuk do të flejnë së bashku, nuk do të përqafohen me gjyshet dhe gjyshërit e tyre’.

Ajo porositi deri te të gjithë: Ejani së bashku ta kthejmë jetën në Maqedoni, na bashkangjituni, kemi mundësi t’i kthejmë të afërmit tonë në Maqedoni.