VMRO-DPMNE-se  dhe BDI-se u përshtatet lista e papastruar zgjedhore, sepse sikur të jetë e pastruar nuk do të kenë mundësi  të votojnë vdekurit , sepse  do të gjenden dhe dënohen ndërtesat fantazmë, sepse ne nuk do të lejojmë që Maqedonia të bëhet Pustec  ka thënë  për A1on Zv kryetarja e LSDM-së Radmilla Shekerinska.- Nëse VMRO-DPMNE dhe BDI mendoj se njerëzit  i duan, ata dhjetë herë deri tani do ta  kishin   pastruar  listat e zgjedhore dhe do të kishim  media të lira në Maqedoni. Fakti që ikin edhe nga njëra edhe nga tjetra tregon se ata janë të gatshem të marrin pjesë vetëm në zgjedhje kriminale.  Prioriteti ynë është i qartë, nuk duan as më pak e as më shume  pwrveç konkurrencës së drejtë,  Kjo do të thotë lista e votuesve e kontrolluar dhe  rregullat e medias ku të gjithë do të kemi  mundësi të barabarta. Media që do të thotë se qytetarët sjellin vendimin e tyre bazuar në të dhënat, bazuar në fakte, në bazë të qasjes së barabartë në të gjitha mediat, tha Shekerinska.sipas asaj ,  shtrohet pyetja  pse VMRO-DPMNE dhe BDI prej korrikut të vitit të kaluar e deri sot u tërheq in zvarë procesin e negociatave që listat e votuesve mbeten të papastruara.

– Të përkujtoj, sipas marrëveshjes së Przhinos, Komision të  ri Shtetëror Zgjedhor është dashur të kishim që në korrik të vitit të kaluar, rregullat e reja për mediat duhej të ishin  dakorduar  në fund të gushtit të vitit të kaluar, ingerencat e reja  e reja të KSHZ-së duhej të ishin miratuar në fund të shtatorit. Ju do të shihni se obligimet  më të mëdha në Maqedoni ndodhin  me vonesë prej 5, 6 dhe 7 muajsh. Arsyeja e vetme ishte vendimi i VMRO-DPMNE dhe BDI për të zgjatur  negociatat për tu mo u arritur kurfarë marrëveshje tha Shekerinska. Ajo  thotë se njerëzit që vjodhën në  zgjedhjet, ata të cilët kanë shtypur kartat e rreme të identitetit ,që kanë  shantazhuar firmat dëshirojnë sërish të peshkojnë në të turbullt.

– Është  vështirë të parashikohet nëse sot do të zgjidhet cështja e  mediave dhe listat e zgjedhore  Fakti se këto negociata ose do të jenë thelbësore dhe do të na çojë në zgjedhje të drejta dhe demokratike ose do të prishen, mundësi e tretë nuk ka. Edhe një herë pjesëmarrja e opozitës në skenarin “qeveria të aktroj  zgjedhje të drejta” nuk do të pranojmë, tha nënkryetarja  e LSDM-së.

Sipas saj, fakti se Gruevski vazhdon të sillet  si kryeministër i Maqedonisë, kjo tregon se ai prej kohës  mendon se është vetë   shteti.

– Është normale që një njeriu që ka hy me të dy duart në të gjitha krimet e mundshme me çdo kusht do të  mundohet  të shkatërroj  të gjitha shanset për një hetim të pavarur. Ai është  mësuar të jetoj dhe të qeverisë  në një shtet ku prokurorët janë të zgjedhur nga  fletorja e Gordanës në të cilën gjykatësit luajn me notat e saj. Cdo shansë  pë hetim të vërtetë do të tregojë se Nikolla Gruevski  është njeriu që krijoi krimin e madh, abuzimin më të madh dhe korrupsionit më të madh në Maqedoni, tha Shekerinska.

Ajo thotë se Maqedonia nuk  meriton që në  të gjitha listat e mediave të lira, Maqedonia të  jetë  vendosur në mes Taxhekistanit dhe Malit, që  cila sipas saj është rezultat i qeverisjes së VMRO-DPMNE-së dhe BDI-se.

– Në qoftë se gjithcka  varet nga VMRO-DPMNE-së ata do të ishin pronarët dhe  do të kishin qeverisur mendimet tona, jo vetëm mediat. Kjo do të thotë se në qoftë se  vazhdon kjo  status quo-në, vetëm  se do të fundosej edhe më tej në të gjitha listat  e mediave të lira. Në këtë vend shumë zgjedhje varen  jo vetëm  nga sjellja e politikanëve , por  si ata sillen me mediat. Dhe çdo herë që  u është dhënë  mundësi të barabartë të partive politike, vendimin e kanë  sjellë  qytetarët. Sot Nikolla Gruevski dëshiron të jetë jo vetëm bosi në Maqedoni, por edhe kryeredaktor i të gjitha mediave  në Maqedoni, tha Shekerinska.