Skandaloze: Sekretari gjeneral i LR- PDSH-së Arben Taravari   gjatë ditës së djeshme  është ndaluar  nga ana e policisë në aeroportin e Shkupit   Taravari ka qenë i ftuar në Berlin në një konferencë ndërkombtare specialistësh.

 Nuk është hera e parë që organet e sigurimit të shtetit  sillen si diletant ndaj  njerëzve që më së paku e meritojnë këtë. Dr Taravari  njëri nga mjekët më me  renome  jo vetëm në Maqedoni por edhe më gjërë, dje në vend që të përcillet si  njeri me nderime,  të posaçme, ku, mbase  është ndoshta ndër të vetmit  kuadro që përfaqëson shtetin  në mënyrë më të denjë me profesionalizmin e tij, atij i bëhen spektakle duke e veçuar   nga udhëtarët e tjerë edhe atë në prani të bashkëshortes sikur të ishte personi më problematik për shtetin. Kjo nuk ka se si të kuptohet ndryshe , përveçse  janë shenja ku  ky rregjim në përfundim e sipër shfaq shenja nervozizmi, dhe sheh rrezik  të drejtpërdrejt nga opcioni politik që zotri Taravari përfaqson në politikë.

Të renditet z. Taravari te problematikët , në një kohë kur vetë problematikët janë në krye të shtetit është absurdi  i llojit të vet ndoshta më i madh që i ndodh kësaj shoqërie. Të ndalosh një mjek, humanist   pa asnjë krim civil ose penal , në mënyrë spektakolare vetëm pse mjeku mendon ndryshe  nga qeveria dhe pushteti , vetëm pse nuk pajtohet  me Nikollën , Aliun dhe besnikun e tyre, kjo është edhe një motivacion plus , për vetë z. Taravarin dhe bashkëmndimtarët e tij që  lufta politike  deri në pensionimin e kësaj klase  politike diktatoriale ,të korruptuar  të përfundoj.

Pamvarësisht gjithë këtyre  spektakleve  të turpshëm dhe këtyre strategjive të shëmtuara për frikësimin   dhe ndalimin e zërrave  që kërkojnë  ndryshime , qëllimin sigurisht se nuk do ta arrini.Mbase edhe i motivoni të gjithë njerëzit të ngrihen në këmbë dhe  të marrin në dorë vetë fatin e tyre  duke ju  dërguar të gjithë juve diiletantëve që keqpërdorët pushtetin  në vendin të cilin edhe e meritoni të shkoni!

©fol.mk