Gjykata Kushtetuese është vendosur në sprovë të vështirë nga ana e grupit të juristëve të LR-PDSH-së të cilët dorëzuan iniciativën për shfuqizimin e Vendimit të këshillit komunal të Butelit dhe ndalimin e vendosjes së Kryqit gjigand përshkak se rrënon konceptin shekullar të shtetit, tensionon raportet ndëretnike dhe në instancë të fundit paraqet shkelje të Kushtetutës së vendit. Lidhur me këtë proces, seancat në Gjykatën Kushtetuese anulohen njëra pas tjetrës duke mos u gjetur “arsye” për hedhjen poshtë të lëndës. Më datë 22 Qershor është caktuar seanca e 4-të me rradhë dhe pritet që përfundimisht duhet të sillet vendim për ndalimin e vendosjes së Kryqit gjigand. Si duket rruga për bllokim institucional të vendosjes së Kryqit gjigant që ka ndërmarë grupi i juristëve të LR-PDSH-së shoqërohet edhe me lobim të fuqishëm ndërkombëtar për të ndaluar çdo akt që provokon tensionet ndëretnike dhe thellon mëtej krizën në vend. Ndryshe donator i kryqit 55 metra të gjatë është Kongresi Botëror i Maqedonasve, i cili nuk tërhiqet nga vendimi.

©fol.mk