Një skandal ka ndodhur nështabin e partisë më të madhe maqedonase VMRO-DPMNE në Kisella Vod, ku disa anëtarë të kësaj partie janë rrahur mes njeri-tjetrit.
Sherri ka ndodhur mbrëmë ku një nga anëtarët e VMRO-DPMNE-së, i quajtur Dinjata ka ngritur zërin duke kërkuar llogari se përse motra e tij nuk është më në këtë parti sipas kontratës, dhe më pas është përleshur me një nga anëtarët e MPB-së.
Në vendngjarje ka mbërritur menjëherë policia dhe ambulanca, pasi personat e përfshirë në sherr kanë goditur rëndë një të moshuar, shkruan “Libertas”. /albeu.com/