Megjithëse disa fytyra publike refuzojnë të komentojnë rreth asaj nëse kanë bërë ndërhyrje në gjoksin e tyre, ka edhe prej tyre që në mënyre të hapur e kanë pranuar.

 

Iggy Azalea
“Para katër muajsh unë e rrita gjoksin. Kam menduar rreth kësaj gjatë gjithë jetës sime. Vendosa që kjo nuk ishte diçka të cilën duhej të mbaja sekret”, ka thënë reperja për revistën Vogue.

Kaley Cuoco
“Unë pothuajse nuk kisha fare gjinj! Dhe rritja e tyre përmes ndërhyrjes kirurgjike ka qenë vendimi më i mirë! Gjithmonë jam ndier jo proporcionale. Implantet ma kanë rikthyer vetëbesimin në trupin tim. Nuk ishte përpjekja për t’u bërë ndonjë yll pornografie apo për t’u dukur më tërheqëse dhe seksi”.

Farrah Abraham
Ylli i “Teen Mom” nuk ka shumë kohë që e ka bërë edhe ndërhyrjen e tretë ne gjoks.

 

Brooke Hogan
27-vjeçarja fillimisht e kishte rritur gjoksin e saj në masën C dhe pas disa muajsh në atë D, transmeton Klan Kosova.

Kelly Rowland
Këngëtarja ka thënë se ajo e kishte konsideruar rritjen e gjoksit për dhjetë vjet, para se më në fund ta ndërmerrte hapin.

Courtney Stodden
21-vjeçarja veçse i kishte gjinjtë e mëdhenj para se të bënte edhe implante – por tani masën e ka rritur në DD.

Heidi Montag
Edhe ylli televiziv nuk i rezistoi tundimit të këtij trendi.

Victoria Beckham

Këngëtarja e shndërruar në dizajnere, pos që ka pranuar që e ka rritur gjoksin, ka thënë se është penduar për këtë gjë.