Shikoni reagimin e Miss-it kur humb çmimin e madh

Pamjet e Vanessa Dominguez e cila mori çmimin e dytë në kompeticionin Miss Columbia janë bërë virale pasi tregon haptas inatin që ka me jurinë. Mbretëresha e natës u zgjodh Laura Gonzales, e cila e shprehu haptas lumturinë e saj, ndërkohë që Vanessa nuk reagon aspak.

Shikimi i saj ishte i mbushur me mërzitje sikur donte të thoshte “Ju urrej të gjithëve.” Disa ndjekës kanë krijuar edhe foto komike me një nënshkrim të tillë. Është hera e parë që shohim se shoqëruesja kryesore nuk e përqafon miss-in pasi shpallet çmimi i madh. Duket se Vanessa nuk është shqetësuar për reagimin pasi ka treguar atë që ndjen në të vërtetë.