Deputeti i Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë, Petre Shillegov ka theksuar se ka një deklaratë të përbashkët të partive politike shqiptare të cilën VMRO-DPMNE, për qëllime propagantistike e ka pagëzuar si platformë.

“Ju do të na tregoni se çfarë duhet të fusim në programin qeveritare? Çfarë mendoni se jeni Ju? Ju jeni turpi i Maqedonisë. Në mënyrë të pamëshirëshme e plaçkitët shtetin”, ka thënë Shillegov,transmeton Zhurnal.mk

Lidhur me deklaratat e Shillegov, Krsto Mukovski nga VMRO-DPMNE është përgjigjur duke thënë se mandatari i ardhshëm për kryeministër duke aluduar në liderin e LSDM-së, Zoran Zaev, ka thënë se ekziston platforma e partive politikeshqiptare.