Skuadra e ‘kuqezi’ të martën ka udhëtuar drejt Çekisë ku të enjten do të zhvillojë ndeshjen e kthimit të raundit të tretë eliminator të Liga Evropës. Pas vendosjes në hotel dhe darkës së përbashkët, futbollistët kanë dalë në shëtitje relaksuese në qytet.
 
4231
Shkëndija ka zbarkuar në tokën çeke për të kërkuar një histori të re evropiane. Të enjten në program është ndeshja e kthimit të xhiros së tretë të Liga Evropës, në të cilën ‘kuqezinjtë’ hyjnë me epërsi 2:0 nga takimi i parë i luajtur në Shkup. Skuadra të martën paradite në Tetovë zhvilloi seancë stërvitore, ndërsa pasdite udhëtoi drejt Mllada Boleslavit. Futbollistët pas vendosjes në hotel dhe darkës së përbashkët, kanë dalë në shëtitje relaksuese.
6
8
Të mërkurën ekipi do të stërvitet në stadiumin ‘Mestsky’ në orarin e zhvillimit të ndeshjes nga ora 19:00, ndërsa në orën 18:40 trajneri Akrapoviq dhe kapiteni Hasani do të flasin para mediave në press konferencën zyrtare.
Përballja Mllada Boleslav-Shkëndija luhet të enjten në stadiumin ‘Mestsky’ në Mllada Boleslav të Çekisë, me fillim në orën 19:00.