Shkruan:Qenan Aliu

Miq të dashur,

Bashkimi Demokratik për Integrim po rinë heshtur për faktin se kush e solli Nikolla Gruevskin në Shipkovicë.fundja mundë të thuhet se e drejtë e tijë është për të lëvizur lirshëm kudo, por poashtu mund të thuhet se është e drejtë e çdokujt për ta sjellur dhe ndjellur në Shipkovicë. A ishte prezenca e Nikolla Gruevskit në strofullën e dikurshme të Ali Ahmetit pa logjistikën poltrone të Bdi-së mbetet të shihet ?! A ju kujtohet më 2007-të në një moment Ahmeti i ,,nervozuar,, , i tha se poqëse don të bisedojmë për në qeveri po të duash eja të pres në Shipkovicë , demek atje unë e kam akoma vendin !! Ndërsa sot Gruevski viziton Shipkovicën pa i bërë qerpiku pët ! Dhe kuptohet njeriu ka shumë të drejta, por thellimi i Bdi-së si struci në zallë mund ta stimulojë praktikën e ndjelljes edhe të Zoran Zaevit p.sh.në Sellcë dhe poashtu të jetë e drejtë e dikujtë. Dëshprimi i madhë i shqiptarëve nga sjellja banditeske dhe hajdute e Bdi-së , për të mashtruar miletin se na jepni votat neve e pastaj ne e kallaisim me ata për të drejtat tona,e kanë bërë që të dalin votues shqiptarë e të mendojnë shkurt dhe qartë ;- E pse ne tua japim votat hajdutëve e pastaj ata të bëjnë pazaret me Nikollën e Mijallkovin për bizneset e veta, Ne po ua japim votat drejtpërdrejtë dhe pazarin e bëjmë vetë !! Fatkeqësishtë, por ky është realiteti i hidhur i sotëm !