A.S. 39 vjeçar nga Shkupi ka humbur jetën dje në aksident trafiku në fshatin Kollarë të Kërçovës. Tani për tani vetëm dihet se ai ka ecur në këmbë rreth rrugës, kur është goditur nga një kamion “Mercedes” që është drejtuar nga personi N.S. (1964) nga Tetova, i cili nuk e ka vërejtur këmbësorin dhe e ka përplasur. Nga lëndimet e brendshme shkupjani ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.