Shkupjani 42 vjeçar nga Vizbegu i Shkupit është plagosur në qytetin e Velesit duke marrë lënsime në këmbën e djathtë thuhet në njoftimin e policisë.

Policia ka informuar se rasti është paraqitur nga personi mjekësor në spitalin e Velesit mbrëmë në orën 1 e 15 minuta pas mesnate.
Si rast urgjent i plagosuri është dërguar në qendrën e klinikave në Shkup, ndërsa policia po merr masat për zbardhjen e rastit. Aktuale.mk