Ministri pa resor i ngarkuar për zbatimin e Strategjisë për përmirësimin e gjendjes së romëve në Maqedoni, Samka Ibraimoski sot në një konferencë për shtyp ka theksuar se dje është shpallur konkurs për bursa në pesë kategori për nxënësit romë të regjistruar në vitin e parë, të dytë, të tretë dhe të katërt në shkollat ​​e mesme publike dhe private për vitin shkollor 2017/2018.

Bëhet fjalë për 752 bursa të cilat i shpërndan Ministria për Arsim dhe Shkencë me mbështetje financiare nga fondi edukativ rom nga Budapesti për vitin akademik 2017/2018, për të cilat 353 janë të parashikuara për nxënësit romë të shkollave të mesme përfitues të bursave nga viti akademik 2016/2017 të cilët kanë mbajtur notën mesatare prej një minimumi 3.00 në katër kategori, përcjell Fol.

”Të gjithë aplikantët duhet të dorëzojnë: kërkesë për një aplikim, kërkesë otigjinale për për bursë për nxënësit e shkollave të mesme, certifikatë origjinale se është nxënës i rregullt në vitin akademik 2017/2018 , një kopje të vërtetuar të certifikatës te noteri nga viti shkollor i fundit të shkollimit, një deklaratë se kandidati nuk është shfrytëzues i ndonjë burse tjetër, një deklaratë që është anëtar i komunitetit rom, një kopje të certifikatës se është shtetas i Republikës së Maqedonisë, në përputhje për shfrytëzimin e të dhënave personale, një kopje të zhiro-llogarisë nga banka në emër të nxënësit, sipas kopjes së letrës së tij të njoftimit dhe një kopje të kartës së identitetit të një prindi / kujdestar për nxënësin i cili aplikon”, ka theksuar Ibraimoski.

Dokumentacioni jo në kohë dhe jo i plotë, i sqaruar, nuk do të konsiderohet dhe nuk do të hyjë në konkurrencë me aplikantët e tjerë. Ai u bëri thirrje të gjithë atyre që plotësojnë kushtet e konkursit për të aplikuar dhe për të dorëzuar dokumente të plota në MASH në kohën e duhur. /Fol/