Trajneri i kombëtares Gianni de Biasi ka prezantuar sot listën e lojtarëve, që do marrin pjesë në fazën përgatitore përpara Europianit , teksa lista zyrtare do dorëzohet në 31 maj.

De Biasi ka theksuar se 4 prej tyre nuk do të munden që të udhëtojnë në Francë pas fazës përgatitore. Hamdi Salihi dhe Alban Meha dhe Rey Manaj janë tri mungesat e mëdha.

Portierë: Berisha, Hoxha, Shehi.

Mbrojtës: Ajeti, Aliji, Gjimishiti, Mavraj, Cana, Agolli, Rrahmani, Hysaj dhe Veseli.

Mesfushorë: Memushaj, Kaçe, Lila, Basha, Xhaka, Roshi, Kukeli, Lenjani, Shala, Abrashi.

Sulmues: Bala, Çikalleshi, Sadiku, Rashica dhe Gashi.