Kombëtarja e Shqipërisë sonte në stadiumin “Air Albania” në Tiranë ka luajtur kundër Polonisë në kuadër të kualifikimeve për në evropianin e radhës EURO 2024

Shqiptari nga Shkupi, Jasir Asani, i pari e zhbllokoi rezultatin duke shënuar në pjesën e parë të ndeshjes.

Në pjesën e dytë të ndeshjes, posa u fut në ndeshje, Mirlind Daku arriti të shënon në minutën e 62-të.

Ndryshe, Shqipëria me pesë ndeshje gjendet në pozitën e parë me 10 pikë, Çekia nga katër ndeshje grumbulloi 8 pikë, Moldavia po aq pikë nga pesë ndeshje, ndërsa nga pesë ndeshje Polonia ka grumbulluar 6 pikë, ndërsa Ishujt Faroe 1 pikë.

Albania’s scorer Mirlind Daku, right, and his teammate Albania’s Jasir Asani, left, celebrate their side’s second goal during the Euro 2024 group E qualifying soccer match between Albania and Poland in Tirana, Albania, Sunday, Sept. 10, 2023. (AP Photo/Franc Zhurda)