Shqipëria ka marrë tre pikë në ndeshjen e parë kualifikuese për Botërorin ‘Rusia 2018’, duke mposhtur 2:1 Maqedoninë në ndeshjen që u zhvillua në stadiumin ‘Loro Boriçi’

Ndeshja mes Shqipërisë dhe Maqedonisë, e cila u ndërpre mbrëmë në minutën e 75’të për shkak të reshjeve të dendura të shiut, kur rezultat ishte i barabartë 1:1, u vazhdua sot.

Djelmoshat e Gianni de Biasit kishin në dispozicion 15 minuta për të ndryshuar rezultatin e mbrëmjes së hëne, dhe ia dolën ta bëjnë këtë.

Në minutën e 89’të, sulmuesi Bekim Balaj shënoi me kokë për t’ia siguruar tri pikë Kombëtares shqiptare.

http://www.dailymotion.com/video/x4s43xw_bekim-balaj-goal-hd-albania-2-1-macedonia-06-09-2016-hd_sport