Halim Hyda

E përshëndes hapin e tri partive BDI, BESA dhe ASH për bashkpunimin dhe arritjen e mirkuptimit për të dalë me një listë të përbashkët pët këshilltar komunal në komunën e Gazi Babës.

Andaj e shoh të arsyeshme edhe njëherë t,i drejtohem opinionit kumanovar dhe përfaqsuesve të partive politike të ulen dhe ta kryejm këtë obligim kombëtar.

Për hirë të vërtetës dhe të informimit se BISH-Kumanovë Likovë, ka punuar në këtë drejtim.

Me iniciativë timen personale dhe nën organizimin e Bashkimi i Intelektualëve Kumanovë – Likovë. Zhvilluam shum takime dhe biseda me qëllim që, në Kumanovë të mundë të dalim me një listë të përbashkët.

Edhe njëherë i drejtohemi publikisht dhe i bëjmë ftesë vëllazërore subjekteve politike në Kumanovë nëse me të vërtet e kan në zemër parollën për kombë të i përgjigjen fteses sonë dhe të ulen ta bëjnë një listë të përbashkët.

Bashkrenditja në një listë të përbashkët e subjekteve shqiptare në Kumanovë do të ndikojë në ngritjen dhe cilësin e standardit jetësor të nivelit etnik. Në mos arritjen e nje liste të përbashkët nuk mund të spjegohet ndryshe përpos ikje nga përgjegjësia kombëtare, frika nga konkurenca dhe dalja në shesh e dobësive të kandidatëve të radhitur.

Kumanova gjithmonë ka qenë në ballë të organizimeve kombëtare ka dëshmu dhe ka dhënë intelektualë, patriotë dhe heroj me respekt të lartë në botën shqiptarë si Ismet Jasharin-Komandant Kumanovën e të tjerë.

Kryetar i ,, Bashkimit të intelektualëve Kumanovë-Likovë.

Dr.sci. Halim Hyda.