Debati kryesor për lëndën e Prokurorisë Speciale Publike “Target-Fortesa” ishte caktuar për sot, por e njëjta është anuluar më 17 janar të vitit 2018, bëri të ditur Gjykata Themelore Shkup 1.

Gjykatësja Lenka Davitkova në seancën e stome vlerësoi se nuk janë përmbushur parashikimet ligjore për mbajtjen e diskutimit kryesor dhe prandaj gjykimi anulphet.

Jankulloska, Mijallkov dhe Jakimovski sot ishin prezent në gjyq. Avokatët e tyre në fillim të seancës kërkuan që gjykimi të mos ndiqet nga mediumet sepse një pjesë e të akuzuarve janë punonjës në DSK.

Aktgjykimi i parë i plotfuqishëm për lëndën që e udhëheq PSP ishte shqiptuar më herët, dënim me kusht prej gjashtë muajve mori njëri nga të akuzuarit për lëndën “Target-Fortesa”, i cili në procedurën me vetëiniciativë e pranoi fajin e tij. PSP bëri të ditur se në këtë lëndë është ndarë procedura penale për personin e dënuar, identiteti i të cilit nuk bëhet e ditur, ndërsa për të cilën, në bazë të pranimit të fajësisë, është sjellë aktgjykim më 17 nëntor, përcjell Fol.

“Propozimi për ndarjen ishte theksuar nga ana e Prokurorisë Publike, me ç’rast ishte marrë parasysh interesi i personit të akuzuar për përfundimin më të shpejtë të procedurës, si dhe ekonomizimin dhe efikasitetin e procedurës”, theksojnë nga PSP. Prokurorja speciale publike Katica Janeva pret dënime më të rrepta për ish drejtorin e DSK-së Sasho Mijalkov dhe ish shefin e Drejtorisë së Pestë Goran Grujevski, të cilët kanë qenë të akuzuar për lëndën “Target – Fortesa”.

Në lëndën e përmendur “Target – Fortesa” janë të akuzuar ish shefi i Drejtorisë së Pestë në MPB Goran Grujevski dhe i punësuari në DSK Nikolla Boshkovskit, të cilët janë në paraburgim në Greqi, dhe ish ministrja e Punëve të Brendshme Gordana Jankullovska, ish drejtori i DSK-së, Sasho Mijallkov dhe shefi i Kabinetit të Mijalkovit, Toni Jakimovski. Nga Gjykata Penale Shkup informojnë se seanca për “Target-Fortesën” është caktuar për më 17 janar të vitit 2018. /Fol/