Aktori i njohur Elvis Pupa është rikthyer në Shqipëri për programin M’fal për shprehjen. Ai ka treguar për Gazetën Shqiptare që programi “është me 20 seri dhe mbaron këtë vit” dhe është ende shpejt për të folur për vazhdimin e tij, sipas aktorit. “Rikthimi është vetëm për këtë projekt. Unë jetoj mes dy shteteve, edhe në Amerikë, edhe në Shqipëri, nuk jam vendosur përfundimisht këtu apo atje. Nuk e kam braktisur Amerikën, por kam ardhur thuajse çdo vit për ndonjë projekt. Jam shkëputur nga Shqipëria fizikisht, por jo artistikisht, nuk kam dashur të shkëputem nga skena. Ia kam dalë duke sjellë gjithmonë diçka këtu dhe kam ardhur për këtë projekt.”

Elvisi prej vitesh jeton larg Shqipërisë me bashkëshorten e tij simpatike, megjithatë ai kthehet shpesh. Për këtë arsye, nuk është harruar aspak nga publiku shqiptar, por dikush mund të pyesë si i pret bashkëshortja, që nuk ka profesionin e aktores, udhëtimet e tij të shpeshta. Ndoshta një zgjidhje do ishte edhe të jetuarit larg, për disa javë, por është dhe më e mirë. Ja që Benina, javët e “M’fal për shprehjen” do i kalojë në Shqipëri ku ka ardhur për të qenë pranë bashkëshortit, duke vepruar siç këshillojnë të gjithë ekspertët e marrëdhënieve të shëndosha të dashurisë e duke kryer njëkohësisht një akt që edhe pse shumë praktik, duket dhe shumë romantik.

“Kur i thashë që do kthehesha në Shqipëri, bashkëshortja tha ‘kthehemi’, pasi ajo më mbështet në çdo gjë që bëj. Madje ajo ishte ngacmuese për të ardhur dhe për ta bërë këtë projekt”, ka thënë Elvisi.

Dhe me siguri kështu Elvisi është dhe më i qetë e i frymëzuar në punën e tij.