Mamave u ndodh shpesh të ngatërrojnë emrat e fëmijëve. Nëse ju mërziteni për këtë, e keni gabim. Të ngatërrosh emrat është një shenjë dashurie. Sipas një studimi të publikuar në Memory & Cognition në 2016, kur thërret dikë të afërt me emrin e dikujt tjetër të afërt, është një tregues që ti i ke të dy në zemër.

Shkencëtarët e Departamentit të Psikologjisë dhe Neuroshkencës në Universitetin Duke, bënë pesë studime dhe folën me 1,700 pjesëmarrës për të ekzaminuar atë e cila njihet si “dukuria e ngatërrimit të emrave” mes anëtarëve të familjes. Ata arritën në këtë përfundim pasi vëzhguan që ngatërrimi i emrave zakonisht ndodh “brenda një grupi social”. Mamatë, zakonisht përdorin për një fëmijë emrin e një fëmije tjetër, jo një emër që ka dëgjuar në lulishte e që ngjan me emrin e fëmijës së saj, ose që e ka dëgjuar në TV.

Kjo ndodh për shkak të mënyrës sesi mendja jonë i ruan emrat dhe informacionin rreth tyre. Truri përdor një “rrjet semantik” një sistem dosjesh dhe skedarësh ku informacionet ruhen pranë të tjerave. Kështu, kur mendja jote kërkon emrin e djalit të madh që ta thërrasësh për t’i thënë të ngrejë pjatën nga tavolina, ajo mund të tërheqë gabimisht skedarin e gabuar nga dosja e familjes dhe del emri i djalit të dytë.

Kjo dukuri, nuk u ndodh ekskluzivisht prindërve. Kërkuesit madje citojnë një nga shembujt më të njohur të kulturës pop të ngatërrimit të emrave, atë kur Ross tha Rachel në vend të Emily gjatë betimit të martesës, që duhet ta kenë parë ndjekësit e Friends.

Kështu që mos u shqetësoni, nëse truri i mamit po të lë në baltë me emrat e fëmijëve apo miqve. “Është një dështim normal konjitiv”, ka siguruar studiuesja Samantha Deffler gjatë një interviste për studimin në NPR. Deffler tha gjithashtu, që edhe e ëma i ngatërronte emrat e vëllezërve dhe motrave, duke futur edhe emrin e qenit të familjes mes tyre.

Në studim, disa nga të pyeturit thanë edhe që ata ngatërronin më shpesh emrat e ngajshëm, por në shumicën e rasteve ngatërrimi i emrave kishte një arsye krejt tjetër, dashurinë…

Në përgjithësi, ngatërrimi i emrave të të afërmëve nxitet nga marrëdhënia mes atij që ngatërron emrin, atij që i ngatërrohet emri dhe atij që i përmendet.

Sa më të afërt të jeni me dikë, aq më shumë mundësi ka t’ua ngatërroni emrat. Arsyeja pse kjo ndodh, siç shpjegohet në Quartz, gjendet në mënyrën si punon truri…dashuria nuk njeh kufij, veçanërisht në tru.